Organizatat e NG Team
NG Team është një organ bashkëpunues organizatash të pavarura ligjërisht. Ne ekzistojmë dhe bashkëpunojmë në mënyrë që të përmirësojmë jetët dhe komunitetet e njerëzve në nevojë duke i fuqizuar ata në çdo nivel të shoqërisë.
Zyrat në Nuremberg dhe Berlin, të cilat koordionojnë shumëllojshmërinë e projekteve të NG Team në nivel ndërkombëtar, janë gjithashtu pika kontakti për donatorët dhe mbështetësit. Këto zyra janë edhe një mirëmbajtës rrjeti informativ për fushat e politikës, biznesit, përfaqësuesit e vendeve ku NG operon, etj., duke i ftuar ata të jenë pjesëmarrës aktivë.
Nehemiah Gateway
Nehemiah Gateway gGmbH koordinon projektet ndërkombëtare të NG Team në vende të ndryshme të botës dhe është kontakti për donatorët dhe mbështetësit e NG Team në Gjermani.
Drejtor Ekzekutiv: Christoph Lipski
Nehemiah Gateway Albania
Nehemiah Gateway Albania përshkruan origjinën e punës sonë. Strategjia dhe misioni i Nehemiah Gateway Albania bazohet në përvojën e aspekteve të ndryshme të punës, shpirtërore dhe praktike, si dhe bashkëpunimin e suksesshëm me organizata të tjera të krishtera dhe laike.
Drejtore Ekzekutive: Herolinda Shkullaku
Nehemiah Gateway University (NGU)
Shkolla e Lartë Nehemiah Gateway (NGU) është një institucion i arsimit të lartë me programe të akredituara në tre shtete, metoda dinamike të mësimdhënies dhe me një filozofi të edukimit të orientuar te studentët.
Rektor: Prof. Dr. Dr. hc. Ulli Arnold
Administratore: Herolinda Shkullaku
Nehemiah Gateway USA (NG USA)
Nehemiah Gateway USA, Inc. është pika e kontaktit për donatorët dhe mbështetësit tanë në Amerikën Veriore dhe Latine. Rrjetet tona të zyrave në SH.B.A. koordinojnë përpjekjet e vullnetarëve dhe logjistikën e udhëtimeve si dhe sigurojnë përgjegjësi për donacionet e përjashtuara nga taksat.
Presidente: Michelle Mann
Nehemiah Gateway Switzerland
Që prej muajit Mars 2020 Nehemiah Gateway Switzerland është kujdesur për shumë donator dhe mbështetës në Zvicër. Ata kanë krijuar një rrjet partnerësh dhe gjithashtu ofrojnë këshillime për mënyrat më të sigurta për donacione.
President: Kai Uellendahl
